Të paktën dhjetë specialistë të shëndetësisë kanë humbur jetën në Ukrainë që nga fillimi i luftës me Rusinë, tha sot ministri ukrainas i Shëndetësisë, Viktor Liashko, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në kryeqytetin Kiev, Liashko tha se dhjetë punonjës shëndetësorë janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur në luftë.
Ai tha se rreth 40 spitale janë rrafshuar me tokën dhe 500 të tjerë janë të dëmtuar në atë masë sa është bërë e pamundur të ofrohen më shërbime shëndetësore atje.
Ministri ukrainas i Shëndetësisë diskutoi me shefin e OBSH-së zhvillimet në lidhje me luftën e vazhdueshme dhe ndikimin e saj për profesionistët e shëndetësisë.
Liashko akuzoi Rusinë për përdorimin e armëve të ndaluara, si dhe për shkelje të parimeve të OBSH-së dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për luftën.
Ndërkaq, Ghebreyesus tha se objektet shëndetësore nuk duhet të jenë caqe gjatë luftës dhe se OBSH-ja ka ofruar mbështetje për 15.000 spitale që nga fillimi i luftës.
Ai tha se OBSH-ja ka ofruar ndihmë për qytetarët ukrainas që banojnë në vendet fqinje. Shefi i organizatës theksoi se tre objekte shëndetësore kanë hyrë në funksion për të ndihmuar në përpjekjet e evakuimit.
Të paktën 3.309 civilë janë vrarë dhe 3.493 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia filloi luftën kundër vendit më 24 shkurt, sipas vlerësimeve të OKB-së. Shifra e vërtetë dyshohet të jetë shumë më e lartë.
Më shumë se 5,7 milionë njerëz kanë ikur në vende të tjera, kurse rreth 7,7 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët.
Çfarë do të thotë fitorja e Trumpit për dialogun Kosovë-Serb...
Serbia dëbon dy zviceranë, bënë me duar shqiponjën
“Foto e ditës”, Edi Rama shfaqet pranë liderëve të Turqisë, ...
Besforti dhe Xuxi diskutojnë rreth zarfit të zi: Për neve ës...
Shumë oferta për Lindon Emërllahun, spikasin klube si Hajduk...
Gresa habit me deklaratat për Atillën: Ka ardhë për Rezin, t...