Ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Isik, ka pretenduar se deklarata nga shefi i inteligjencës së Gjermanisë, i cili tha se Ankaraja ka dështuar të bindë Gjermaninë mbi rolin e Gulenit në grusht shtetin e vitin 2016, ngre pyetje në lidhje me autoritetet gjermane.
“Skepticizmi i plotë i Gjermanisë në lidhje me klerikun Fetullah Gulen, që ka qenë njëri ndër organizatorët e grusht shtetit të vitit 2016, ngre pyetje në lidhje me rolin e Berlinit gjatë asaj kryengritje”, ka deklaruar Isik, transmeton portali arbresh.info.
Përpjekja e dështuar për grusht shtet në Turqi me 15 korrik, 2016, la të vrarë 248 persona dhe mijëra të tjerë të plagosur.
Autoritetet turke besojnë se pas organizimit të grush shtetit qëndrojnë mbështetësit e Gulenit. Pas dështimit të grush shtetit autoritetet turke kanë arrestuar 41 mijë persona dhe më shumë 100 mijë persona janë pezulluar nga vendet e punës./Arbresh.info
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...