Ministri turk i drejtësisë Abdul Hamid Gul tha se Arabia Saudite “nuk na dha mbështetjen e nevojshme” në rastin e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën e tij në tetor.
Ministri turk i drejtësisë tha se Arabia Saudite “mbeti e heshtur lidhur me kërkesat e Turqisë”, raporton arabic.cnn, përcjell arabresh.info
Ministri turk i Drejtësisë tha se “Arabia Saudite paraqiti në deklaratat e para kontradiktore (rreth vdekjes së Khashoggi), por këmbëngulja e Turqisë zbuloi detajet e këtij incidenti në mënyrë të qartë”.
“Ne riafirmojmë kërkesat tona ligjore në një kohë kur pala saudite duhet të jetë konstruktive dhe një ndihmëse, Por ne nuk kemi parë një bashkëpunim të tillë prej tyre dhe për këtë arsye ne do të përpiqemi të arrijmë një rezultat në këtë rast në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare “. /arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...