Google ADS

Ministri shkakton polemikë: Koronavisuri është sikur të kesh një grua

13:12 | 29 Maj 2020
Trina Galanxhi

Një ministër i lartë indonezian është përplasur me aktivistët e të drejtave të njeriut, pasi e krahasoi koronavirusin me kontrollin që një burrë ka mbi një grua.

Mohammad Mahfud MD, Ministri i Indonezisë për Politikë, Ligj dhe Koordinim të Sigurisë, bëri komentet gjatë një diskutimi mbi planet e qeverisë për t’iu përshtatur normales së re të vendit, transmeton portal arbresh.info

“Dje morra një meme nga Ministri i Koordinimit Detar, i cili tha se korona është si gruaja juaj. Fillimish, ju përpiqeni që ta kontrolloni atë, atëherë e kuptoni se nuk mundeni. Atëherë, mësoheni të jetoni me të”, tha ai.

Komenti ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare dhe është denoncuar nga grupet e të drejtave të grave.

Normalja e re në Indonezi po përdoret si frazë nga zyrtarët e qeverisë së Indonezisë, pasi vendi po planifikon të rihapë ekonominë, përderisa është duke u përballur me një numër të lartë të rasteve me koronavirus./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme