Çdo njeri gabon dhe bën gafa, pavarësisht nëse është një qytetar i thjeshtë apo zyrtar i lartë, madje dhe drejtues i vendit.
Dhe gafa nuk bëjnë vetëm shqiptarët, por politikanët në mbarë botën.
Diçka e tillë është regjistruar edhe në Rusi, ku ministri i Bujqësisë, Alexander Tkachev, ka bërë një gafë, ku edhe vetë presidenti Vladimir Putin nuk e ka mbajtur dot të qeshurën.
Ministri po propozonte një plan për rritjen e eksportit të mishit, ku përmendi dhe eksportimin e derrit në Indonezi.
Ai ka dhënë një shembull të Gjermanisë mbi eksportimin e mishit të derrit në disa vende si Japonia, Kina dhe Indonezia.
Menjëherë ka ndërhyrë presidenti Putin, i cili duke buzëqeshur i ka kujtuar ministrin se Indonezia është vend mysliman dhe për rrjedhojë nuk e konsumojnë mishin e derrit.
Ndërsa ministri vijoi me shaka, duke thënë se “do e hanë”, por sërish Putin iu përgjigj se “jo, nuk do e hanë”.
Pas kësaj bisede të shkurtër, ata kanë shpërthyer në të qeshura, ndërsa ministri sqaroi se donte të thoshte se e kishte fjalën për Korenë e Jugut, por e ka ngatërruar me Indonezinë.
https://youtu.be/rEpFAJSItUQ
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?