Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas dhe homologët e tij nga vende evropiane kanë rënë dakord të punojnë drejt hapjes së kufijve për turistët para fillimit të verës.
Politikani socialdemokrat theksoi se ata kishin rënë dakord për një qasje të përbashkët dhe të koordinuar. Ky është një parakusht në mënyrë që të tërhiqen paralajmërimet për udhëtimet.
Pas takimit, Maasi njoftoi se paralajmërimi për udhëtimet, i cili është akoma i vlefshëm në të gjithë botën deri më 14 qershor, fillimisht do të hiqet vetëm për Bashkimin Evropian dhe do të zëvendësohet nga këshilla specifike për udhëtimet, për vendet të caktuara. Qëllimi është të tërhiqet vëmendja ndaj rreziqeve të ndryshme.
“Ne nuk mund të ruajmë një paralajmërim të përhershëm për udhëtimet për të gjithë botën,” tha Maasi. “Duam të kthehemi në gjendje normale hap pas hapi.” Maasi theksoi gjithashtu se pushimet verore nuk do të jenë njësoj siç ishin para krizës Corona. “Nuk duhet të kemi iluzionin se mund të ketë një kthim të shpejtë në përditshmëri si përpara.”
Nuk dëshirohet një garë për turistët në Evropë. Videokonferenca u zhvillua me ministrat e jashtëm të Italisë, Austrisë, Greqisë, Kroacisë, Portugalisë, Maltës, Sllovenisë, Qipros dhe Bullgarisë. Franca dhe Zvicra munguan sepse do të marrin pjesë të mërkurën në një video-konferencë me vendet fqinjë të Gjermanisë. Austria ishte i vetmi vend fqinj që merr pjesë në të dy konferencat. Diskutimi kishte të bënte me mënyrën si mund të eleminohen kontrollet kufitare dhe rregulloret e karantinës dhe si mund të garantohet higjiena e nevojshme në vendet e pushimeve.
Do të ketë “kufizime kudo”, “në plazhe, në restorante, në qendrat e qytetit”, tha Maas. 15 qershori nuk duhet kuptuar si “data e fillimit të pushimeve”. Për pyetjen nëse do të ketë çertifikata vaksinimi apo çertifikata të ngjashme shëndetësore në vendet e udhëtimit në BE, Maasi tha se po bëheshin përpjekje për t’i harmonizuar ato. Ajo që do të kërkojnë vendet të caktuara nuk do të jetë sigurisht “njëqind përqind identike”. Për këtë do të paraqitet një përmbledhje në këshillat e udhëtimit./dw/
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë