Ministri izraelit i mbrojtjes dhe lideri i Aleancës Blu e Bardhë, partnere e qeverisë së koalicionit, Benny Gantz, tha se është kundër “aneksimit” të rajoneve ku banojnë dendësisht popullatë palestineze në Bregun Perëndimor nën okupim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin izraelit, mësohet se Gantz në një mbledhje me dyer të mbyllura që zhvilloi me zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, ka bërë një vlerësim lidhur me planin e Izraelit për “aneksimin” e Luginës së Jordanit dhe të njësive të vendbanimeve hebreje të paligjshme në Bregun Perëndimor.
“Për të parandaluar konfrontimin, ne nuk do të mbështesim aneksimin e zonave me popullsi dendësisht palestineze”, citohet të ketë thënë Gantz, i cili njihet që ka pikëpamje të ndryshme me kryeministrin Benjamin Netnayahu lidhur me planin e “aneksimit”.
Gjithashtu, Gantz ka shtuar se është i sigurtë që kryeministri Netanyahu do të distancohet nga hapat e papërgjegjshëm që mund të rrezikojnë marrëveshjen e paqes që Izraeli ka kryer me Jordaninë dhe që mund të dëmtojnë marrëdhëniet me SHBA-në.
Netanyahu dhe Gantz u takuan të dielën dhe të hënën për t’i kapërcyer pikëpamjet e ndryshme mes tyre lidhur me planin e “aneksimit”.
Ndërkohë, në takim, karahas kryetarit të parlamentit Yariv Levin dhe ministrit të Punëve të Jashtme Gabi Ashkenazi, ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Izrael David Friedman.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...