Tregtia në mes të Italisë dhe Kinës nuk është përmirësuar siç është pritur prej kur Roma është përfshirë në Iniciativën kineze Brezi dhe Rruga katër vjet më parë, ka thënë ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, të shtunën.
Sipas marrëveshjes paraprake, Italia është bërë më 2019 një prej shteteve më të mëdha perëndimore që i është bashkuar iniciativës së Kinës për infrastrukturë, pavarësisht kundërshtimeve të Shteteve të Bashkuara.
Iniciativa Brezi dhe Rruga parasheh krijimin e lidhjeve të Kinës me Azinë, Evropën dhe përtej, përmes investimeve të mëdha të infrastrukturë.
Kritikët e shohin këtë plan të Kinës si mundësi që ajo ta përhapë ndikimin gjeopolitik dhe ekonomik.
“Rruga e Mëndafshtë nuk solli rezultatet që kemi pritur”, ka thënë Tajani në Forumin Ekomomik Ambrosetti, pak para se të nisej në një udhëtim në Kinë.
“Neve na duhet të bëjmë vlerësime. Parlamenti duhet të vendosë nëse do ta vazhdojë pjesëmarrjen”.
Roma ka dhënë pak shenja se dëshiron ta vazhdojë marrëveshjen pasi ajo të skadojë në mars të vitit 2024, dhe ka kohë deri në dhjetor që zyrtarisht të tërhiqet nga marrëveshja.
Nëse nuk merr vendim, ajo vazhdohet me automatizëm edhe për pesë vjet./REL/
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...