Google ADS

Ministri italian: Kemi nevojë për 100 milionë maska në muaj

01:32 | 23 Mars 2020
Trina Galanxhi

Italisë i duhen 100 milionë maska në muaj, dhe unë si ministër i Jashtëm, kam kontaktuar me ambasadorë dhe konsuj në të gjithë botën për t’i pasur këto materiale, deklaroi ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.

”Që prej ditës së djeshme , shumë kanë mbërritur nga vende të ndryshme dhe shumë të tjera do të arrijnë”, shtoi Di Maio.

”Jemi duke pritur edhe aeroplanë rusë me personel mjekësor, maska dhe aparate respiratore”, përfundoi ministri Di Maio./ts/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme