Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Amir Hatami, ka thënë se është kusht që SHBA të tërhiqet nga rajoni në mënyrë që tensionet në Lindjen e Mesme të marrin fund, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes e Iranit njoftoi se këto komente Hatami i ka bërë gjatë një telefonate me homologun japonez, Taro Kono.
Hatami e ka cilësuar si “krim të madh pa precedent” vrasjen e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, në territorin e Irakut nga ana e SHBA-ve dhe si “shkelje e rezolutave të OKB-së”.
Shefi i mbrojtjes iraniane ka thënë se prania ushtarake amerikane është faktori themelor i tensioneve në rajon.
“Është kusht që prania amerikane intervencioniste dhe okupatore të marrë fund sa më parë në mënyrë që në rajon të ulen tensionet dhe të arrihet stabiliteti dhe paqja”, ka theksuar Hatami.
Nga ana tjetër, ministri japonez i Mbrojtjes, Taro Kono, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm për të vepruar në drejtim të uljes së tensioneve në rajon.
Ndërkohë, media e Japonisë raportoi se Kono ia ka kumtuar homologut iranian vendimin për dërgimin e Forcave të Vetëmbrojtjes (SDF) për të garantuar lundrimin e sigurt të anijeve tregtare të lidhura me Japoninë në ujërat e rajonit.
Siç raportohet, Hatami nuk është përgjigjur negativisht ndaj vendimit japonez për të dërguar forcë ushtarake në rajon.
Ndryshe, Këshilli i Ministrave i Japonisë më 27 dhjetor vendosi të dërgojë task-forcë në Lindje të Mesme në kuadër të SDF-së, pasi kishte shprehur shqetësime për sigurinë e anijeve të saj në rajon pas disa incidenteve që ndodhën vitin e kaluar dhe tensioneve SHBA-Iran.
Megjithatë, Japonia kishte refuzuar ofertën e SHBA-së për t’iu bashkangjitur një koalicioni ndërkombëtar për sigurimin e ujërave në Ngushticën e Hormuzit.
Forca japoneze do të niset në rajon në muajin shkurt.
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...