I pyetur pse Izraeli nuk është duke i vaksinuar palestinezët që jetojnë nën okupim, Edelstein ka thënë se prioritet janë izraelitët.
“Sa i përket vaksinimit, është obligim i Izraelit për qytetarët e tij. Ata paguajnë taksat për këtë, apo jo, por më sa më kujtohet mua është interesi ynë, jo detyrimi ynë ligjor, të sigurohemi që palestinezët të marrin vaksinën, që të mos përhapin koronavirusin, transmeton arbresh.info
Para së gjithash, ne gjithashtu mund të shikojmë marrëveshjet e Oslos ku thuhet qartë se palestinezët duhet të kujdesen vet për shëndetin e tyre. Nëse është përgjegjësia e ministrit të Izraelit të kujdeset për shëndetin e palestinezëve, cila është përgjegjësia e ministrit palestinez të shëndetësisë – të kujdeset për delfinët në Mesdhe?
Kur palestinezët u kthyen tek ne, unë autorizova të kalojnë, në autoritetin palestinez, disa vaksina tek ekipet mjekësore që punojnë drejtpërdrejt me pacientë të infektuar, kjo jo sepse mendoj se e kemi detyrim ligjor, shkruan The Guardian./arbresh.info/
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...