Google ADS

Ministri i Shëndetësisë: Mëkatet shkaktojnë kancerin

21:58 | 23 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Ministri i Shëndetësisë në Indi ka dhënë një deklaratë të padëgjuar më parë.

Sipas tij, kancer është e drejtë hyjnore dhë mund të shkaktohet nga e kaluara e një personi, transmeton portali arbresh.info

Himanta Biswa Sarma madje ka shtuar se kancerin dhe sëmundjet tjera, njerëzit i fitojnë edhe për shkak të mëkateve të prindërve të tyre.

Indianët janë shprehur të irrituar nga deklarata e ministrit dhe shumica e njerëzve e kanë konsideruar deklaratën e tij si të papërgjegjshme.

Sarma nuk ka kërkuar falje për skandalin e bërë, ndërsa ka vazhduar tutje duke thënë se “njerëzit duhet të punojnë më sinqeritet, pasi karma nuk fal askënd”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme