Ministri i Shëndetësisë: Gjermania ka nevojë për një bllokadë të re

23:49 | 27 Mars 2021
Trina Galanxhi

Gjermania ka nevojë për një bllokadë të rreptë që do të zgjasë të paktën 10 deri në 14 ditë në mënyrë që të zvogëlojë rritjen e papritur të infeksioneve të koronavirusit.

Kështu deklaroi Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Span, transmeton portali arbresh.info

Agjencia shtetërore e kontrollit të sëmundjeve njoftoi sot 20,472 raste të reja të infeksionit dhe 157 vdekje.

Drejtori i Institutit, Robert Koch, tha të Premten se numri i infeksioneve në Gjermani mund të arrijë në 100,000 në ditë nëse vazhdon rritja aktuale.

Këtë javë, guvernatorët e 16 shteteve rajonale i rezistuan imponimit të masave më të rrepta të kërkuara nga ekspertët mjekësorë.

Disa vende refuzojnë të zbatojnë ndaljen emergjente të aktiviteteve, e cila ishte rënë dakord më parë me Kancelarën Angela Merkel, kur numri i rasteve të reja të infeksionit tejkalon numrin 100 për 100,000 banorë në shtatë ditë.

“Nëse shikojmë numrat, duke përfshirë infeksionet e sotme, do të na duhen të paktën edhe 10 deri në 14 ditë për të izoluar kontaktet dhe lëvizjen, domethënë, për të futur mbylljen, nëse doni ta quani ashtu, siç kishim për Pashkë vitin e kaluar”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme