Me kërkesë të Palestinës dhe Jordanisë, në Kajro të Egjiptit, u mbajt takim i jashtëzakonshëm i ministrave të punëve të jashtme të Ligës Arabe, ku tema kryesore ka qenë vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të njohur Kudsin si “kryeqytet të izraelit”.
Bassil bëri thirrje për vendosje të embargos ndaj SHBA-ve, presidenti i së cilës vendosi që ambasada e këtij vendi në Izrael të transferohet nga Tel Avivi në Kuds. Krahas kësaj, ministri i Punëve të Jashtme i Libanit konsideron se nevojitet të vendosen të gjitha masat diplomatike dhe politike.
Ministri i Punëve të Jashtme i Katarit Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, paralajmëroi se ky vendim i Trumpit mund të jetë shkak i vendimeve tjera të cilat do të jenë kërcënim për botën islame dhe arabe. Al-Thani i bëri thirrje Ligës Arabe që të hartojë një plan aksional kundër vendimit të Trumpit kur është fjala për Kudsin.
Ministri i Punëve të Jashtme i Egjiptit, Sameh Shoukry, tha se ky hap i Trumpit mund të ketë pasoja. Shoukry tha se populli palestinez ka të drejtë të mbrojë territorin e tij.
Mbështetje për Palestinën shprehu edhe ministri i Punëve të Jashtme i Algjerisë, Abdelkader Messahel, i cili konsideron se vendimi i Trumpit mund të ketë pasoja serioze në mjedisin jostabil, ku gjendet rajoni.