Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant detajoi planin e hartuar për të mposhtur Hamasin. Deklaratat Gallant i bëri gjatë një takimi të komitetit të mbrojtjes të premten, por nuk dha asnjë të dhënë se si planifikohet mbikqyrja e rajonit pas përfundimit të luftimeve.
Duke folur në një takim të Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes të Knesset në Tel Aviv, Gallant paraqiti strategjinë e Izraelit për të mposhtur grupin terrorist përgjegjës për sulmin e befasishëm të 7 tetorit që vrau më shumë se 1300 izraelitë.
Ai u tha anëtarëve të komitetit se lufta do të shpaloset në tre faza të dallueshme.
Faza e parë, e cila është duke u zhvilluar, do të përfshijë një fushatë ushtarake të sulmeve ajrore, të cilat më pas do të shoqërohen me manovra tokësore “me qëllim të shkatërrimit të operativëve dhe dëmtimit të infrastrukturës ndihmëse për Hamasin”.
Faza e dytë do të përfshijë gjithashtu luftime, por me një intensitet të reduktuar pasi trupat e zhvendosin fokusin e tyre për të “eliminuar xhepat e rezistencës” që mbeten në rajon.
Së fundi, Gallant tha se ndërsa lufta hyn në fazën e tretë, Izraeli do të punojë për të krijuar një “regjim të ri sigurie” në Gaza.
Veçanërisht, kjo fazë përfundimtare do të përfshijë “heqjen e përgjegjësisë së Izraelit për jetën e përditshme në Rripin e Gazës”, e cila do të sjellë “një realitet të ri sigurie për qytetarët e Izraelit” dhe ata që jetojnë pranë Gazës.
Së fundi, Gallant tha se ndërsa lufta hyn në fazën e tretë, Izraeli do të punojë për të krijuar një “regjim të ri sigurie” në Gaza.
Veçanërisht, kjo fazë përfundimtare do të përfshijë “heqjen e përgjegjësisë së Izraelit për jetën e përditshme në Rripin e Gazës”, e cila do të sjellë “një realitet të ri sigurie për qytetarët e Izraelit” dhe ata që jetojnë afër Gazës.
Megjithatë, shkruan Neë York Post, në fjalët e tij mungonte ndonjë tregues se çfarë do të thotë Izraeli të heqë çdo përgjegjësi për Gazën dhe 2.2 milionë banorët e saj, territor i cili varet tërësisht nga Izraeli për shërbimet thelbësore si uji dhe energjia elektrike./euronews
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...