Google ADS

Ministri i mbrojtjes izraelite kërcënon palestinezët që i afrohen kufirit

22:35 | 4 Prill 2018
Trina Galanxhi

Ditë pas gjakderdhjes përgjatë kufirit me Gazën, ministri i mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Liberman, është zotuar për një përgjigje vdekjeprurëse ndaj atyre që afrohen përsëri në gardhin kufitar.

“Kushdo që vjen afër gardhit do të rrezikojë jetën e vet”, tha ai në një video mesazh për Jerusalem Post nga Kibbutz Holit, afër Rripit Jugor të Gazës. Liberman theksoi se të gjithë protestuesit do të përballen me snajperë izraelitë, transmeton portali arbresh.info

Paralajmërimi erdhi vetëm disa orë pasi një palestinez, Ahmed Arafeh, ra viktimë e zjarrit izraelit përgjatë kufirit me Gazën, duke dërguar në 18 numrin e viktimave.

Protesta në të cilën ishin mbledhur rreth 30 mijë palestinezë kishte për qëllim kundërshtimin e vendbanimeve izraelite në territorin e mëparshëm palestinez që është tani Izraeli.

Në lidhje me rastin, OKB ka kërkuar një hetim të pavarur dhe transparent./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme