Ministri i jashtëm i Turqisë ka thënë se të qenit gazetar nuk i jep të drejtë një individi të kryejë krime, njoftoi Anadolu.
Mevlut Cavusoglu po fliste në Bruksel gjatë një sërë bisedimesh të nivelit të lartë me zyrtarët e BE-së, transmeton portali arbresh.info.
Në një konferencë shtypi me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, Komisioneri i Zgjerimit të BE Johannes Hahn dhe Ministri turk i Çështjeve të BE Omer Celik, Cavusoglu tha: “Të kesh identitetin e një gazetari nuk justifikon kryerjen e ndonjë krimi”.
“Ne po luftojmë me organizatat terroriste, kemi vuajtur një përpjekje grusht shteti dhe nuk kemi marrë përkrahje adekuate nga BE, por kemi filluar të marrim mbështetje adekuate pas një viti, por përkrahje me deklarata”.
Ai shtoi se kushdo që ishte brenda grushtit shtetit të dështuar të 15 korrikut 2016 në Turqi apo mbështeti komplotin – qoftë një ushtar, një polic, një politikan apo një gazetar – ishin të gjithë të njëjtë./Arbresh.info
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...