Në një intervistë për kanalin televiziv francez TF1, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, hodhi poshtë thashethemet se presidenti Vladimir Putin nuk është mirë me shëndet.
Lavrov tha se duke pasur parasysh se Putini bënte rregullisht paraqitjet publike, nuk mendon se njerëzit e shëndoshë mund të shohin te ky person shenja të një lloj sëmundjeje.
Burime të inteligjencës britanike, u cituan të kenë thënë për mediat, se presidenti rus ishte i sëmurë rëndë javën e fundit, mes spekulimeve të pakonfirmuara se ai mund të vuante nga kanceri.
Megjithatë, thashethemet për shëndetin e Putinit janë shfaqur periodikisht prej vitesh.
Putini mbush 70 vjeç në tetor./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Joe Biden merr vendimin përpara dorëzimit të presidencës, sh...
119 raste të reja të infektuara me HIV/AIDS këtë vit në Shqi...
Kurti sot viziton shoqatën e Handikos-it
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tua...
Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Speciale