01:03 | 2 Mars 2022
Trina Galanxhi
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe homologu i tij ukrainas, Dmytro Kuleba, kanë diskutuar konfliktin që ka përfshirë shtetin e Europës Lindore në një bisedë telefonike.
Sipas asaj që shkruan BBC, Wang i tha Kuleba-s se i vinte thellësisht keq për konfliktin dhe se po i kushtonte vëmendje të madhe vuajtjeve të civilëve.
Ai po ashtu mësohet se bëri thirrje që të dyja palët të gjejnë një mënyrë për të zgjidhur çështjen përmes negociatave.
Telefonata, e cila shënon të parën mes dy ministrave që nga pushtimi rus të enjten, Kuleba i kërkoi Pekinit të përdorte lidhjet e tij me Moskën për të ndihmuar në ndalimin e pushtimit, raportoi Reuters.
Wang thuhet se është ofruar për të bërë çdo përpjekje për t’i dhënë fund dhunës në mënyrë diplomatike, vijon raportimin e saj agjencia e lajmeve.
Javën e shkuar, Kina abstenoi votimin Këshillin e Sigurimit të OK, që dënonte pushtimin e Ukrainës. Disa analistë prisnin që Pekini t’i bashkohej Rusisë në votimin kundër mocionit./tvklan.al