Google ADS

Ministri i Jashtëm irlandez thotë se një Brexit pa marrëveshje është “shumë, shumë e vështirë”

15:29 | 26 Gusht 2018
Arditë Shkodra

Është “shumë, shumë pak e mundshme” që Britania do të dal nga Bashkimi Europian vitin e ardhshëm pa një marrëveshje dalje me bllokun, tha të dielën ministri i jashtëm i Irlandës Simon Coveney.

“Unë kam thënë dhe vazhdoj të them se besoj se një Brexit  pa marrëveshje është “shumë ,shumë pak e mundshme,” tha Coveney, transmetuesi shtetëror irlandez RTE, kur u pyet për publikimin nga qeveria britanike javën e kaluar të planifikimit për një marrëveshje të mundshme Brexit.-përcjell arbresh.info

Por ai gjithashtu paralajmëroi se Irlanda nuk do të ndryshonte linjat e saj të kuqe në çështjen kryesore të Brexit të kufirit irlandez, duke thënë se qëndrimi i Irlandës “ka mbetur konsistent dhe i vendosur … dhe nuk do të ndryshojë”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme