Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se “Rusia e sotme është ajo që bën masakër, sjell shkatërrim, torturon dhe përdhunon, nuk meriton mirëkuptim”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të vizitës së tij dyditore në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, Kuleba u takua me homologen e tij Teodora Gençovska.
Në konferencën e përbashkët për media pas takimit, Kuleba falënderoi Bullgarinë për shkak të mbështetjes së saj për anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe NATO si dhe mbështetjen për refugjatët ukrainas.
“Ne japim përpjekje, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për sigurinë e Bullgarisë dhe të gjithë vendeve të rajonit të Detit të Zi. Luftojmë që të mos përballeni me agresionin e Rusisë. Rusia e sotme është ajo që bën masakër, sjell shkatërrim, torturon dhe përdhunon, nuk meriton mirëkuptim. Dua që ta kuptoni këtë”, tha ai duke rikujtuar se lufta që Rusia ka shpallur ndaj Ukrainës ka hyrë në ditën e 55-të të saj.
Gençovska, nga ana e saj, theksoi rëndësinë që të gjitha vendet e BE-së dhe NATO-s të mbështesin Ukrainën.
Ajo tha se pavarësisht se vendi i saj është një vend i vogël ka bërë ndihma të mëdha, duke shtuar se “Vendi ynë në kuadër të mundësive të veta ka pritur 91 mijë refugjatë ukrainas. Organizata e Kryqit të Kuq Bullgar dërgoi në Ukrainë 1,5 milion euro, ndërsa Ministria jonë e Punëve të Jashtme 185 mijë euro”.
Gençovska tha se do të vazhdojnë t’i japin mbështetje Ukrainës dhe se shpreson që bashkëpunimi dypalësh të vazhdojë në një mjedis paqësor në të ardhmen e afërt.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit