Google ADS

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Pagimi i naftës dhe gazit në rubla do të ishte ‘ndihma e rusëve të vrasin ukrainasit’

09:24 | 24 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka postuar këtë mëngjes në Twitter duke u kërkuar vendeve të Bashkimit Evropian që të refuzojnë të angazhohen me kërkesën e Presidentit Vladimir Putin që nafta dhe gazi rus duhet të paguhen në rubla, transmeton arbresh.info.

Ai tha: “Nëse ndonjë vend i BE-së përkulet ndaj kërkesave poshtëruese të Putinit për të paguar naftën dhe gazin në rubla, do të jetë si të ndihmosh Ukrainën me njërën dorë dhe të ndihmosh rusët të vrasin ukrainasit me anën tjetër. Unë u bëj thirrje vendeve përkatëse të bëjnë një zgjedhje të mençur dhe të përgjegjshme./arbresh.info/

Të ngjashme