Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, dha dorëheqjen duke reaguar pas vendimit në Asamblenë Kombëtare, për të mos marrë pjesë në marrëveshjen e OKB-së për emigracionin në shkallë globale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në votimin e zhvilluar në Asamblenë Kombëtare të Sllovakisë, 90 nga 150 deputetë votuan kundër marrëveshjes së emigracionit dhe u vendos që vendi të mos marrë pjesë në marrëveshjen globale të migracionit të OKB-së.
Pas kësaj, Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, njoftoi dorëheqjen nga detyra e tij. Ai javën e shkuar, kishte deklaruar se do të dorëhiqej nëse vendi i tij nuk do të nënshkruante marrëveshjen e emigracionit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Sllovakisë, Boris Gandel, në një deklaratë për agjencinë sllovake të lajmeve TASR, njoftoi se Lajçak ka dhënë dorëheqjen pasi ka reaguar ndaj vendimit kundërshtues i cili është marrë me shumicën e kuvendit në lidhje me marrëveshjen e parë të emigracionit në nivel ndërkombëtar, e cila emërtohet “Pakti Global i OKB-së për Migrim të Sigurt, të Rregullt dhe Ligjor”.
Gandel njoftoi se detajet e vendimit të dorëheqjes së ministrit do të njoftohen pas takimit me kryeministrin Peter Pellegrini dhe presidentin Andrej Kiska.
Edhe në një deklaratë të bërë nga Qeveria e Sllovakisë në lidhje me këtë çështje është pretenduar se marrëveshja nuk përputhet me politikat e Sllovakisë për migracionin dhe refugjatët.
Po ashtu është njoftuar se edhe SHBA-ja, Hungaria dhe Austria nuk do të nënshkruajnë marrëveshjen e cila nuk është ligjërisht e detyrueshme.
“Pakti Global i OKB-së për Migracionin e Sigurt, të Rregullt dhe Ligjor”, që konsiderohet si marrëveshja e parë e emigracionit në shkallë globale, do të miratohet në konferencën e cila do të zhvillohet më 10-11 dhjetor në Marrakech të Marokut.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...