Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi sot tha se së shpejti synon të vizitojë Bahreinin për të hapur ambasadën izraelite atje, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Kam ndërmend të vizitoj Manaman së shpejti në mënyrë që të hapë ambasadën izraelite në Bahrein dhe të zhvilloj bisedime të frytshme”, tha Ashkenazi në një konferencë për media me ministrin e Industrisë, Tregtisë dhe Turizmit të Bahreinit, Zayed bin Rashid Al Zayani.
“Jemi duke punuar për një realitet të ri për rajonin tonë i cili ka qenë dëshmitar i shumë konflikteve”, tha ai.
Nga ana e tij, ministri i Bahreinit mirëpriti vizitën e ardhshme të ministrit të Jashtëm izraelit.
“Shpresojmë t’u mirëpresim juve dhe qytetarëve izraelitë në Bahrein”, tha Al Zayani. “Aspirojmë të udhëtojmë me avionë direkt në Izrael së shpejti”, tha ai.
Të martën, një delegacion i kabinetit nga Bahreini mbërriti në Izrael si pjesë e procesit të normalizimit të vazhdueshëm midis dy vendeve.
Vizita vjen më pak se dy javë pasi ministri i Jashtëm i Bahreinit, Abdullatif bin Rashid al-Zayani mbërriti në Izrael në vizitën e tij të parë zyrtare në vend, që kur Manama vendosi lidhje diplomatike me Tel Avivin në shtator.
Bahreini është bërë vendi i katërt arab që vendos marrëdhënie diplomatike me Izraelin, pas Egjiptit në vitin 1979, Jordaninë në vitin 1994 dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në gusht të vitit 2020.
Marrëveshjet e fundit të normalizimit të ndërmjetësuara nga SHBA të nënshkruara nga EBA dhe Bahreini janë dënuar gjerësisht nga palestinezët, të cilët thonë se marrëveshjet injorojnë të drejtat e tyre dhe nuk i shërbejnë çështjes së tyre.
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...