Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi ashpër presidentin e SHBA Donald Trump për ndjekjen e interesave kombëtare duke injoruar vlerat perëndimore dhe duke vënë në rrezik paqen, raporton Anadolu.
Në disa nga kritikat më të ashpra drejtuar administratës së Trump deri tani, Sigmar Gabriel tha se marrëveshjet kryesore të armëve të nënshkruara midis SHBA dhe Arabisë Saudite javën e kaluar treguan se administrata Trump po shkon në rrugë të gabuar, transmeton portali arbresh.info.
“SHBA ka një koncept të sigurisë të reduktuar në kuptimin që mund të arrihet siguria dhe stabiliteti përmes shpenzimeve ushtarake”, tha ai në një konferencë shtypi në Berlin.
“Por shumë shembuj na tregojnë se në fund të ditës mund të sjellim paqe dhe stabilitet duke zhvilluar perspektiva ekonomike dhe shpresë për gjeneratat e reja, sigurisht jo vetëm me shpenzimet ushtarake”, tha ai.
Diplomati i lartë i Gjermanisë pohoi se politikat kontradiktore të administratës Trump po dëmtojnë vlerat perëndimore dhe rendin ndërkombëtar bazuar në këto vlera.
Socialdemokrati u ka bërë thirrje partnerëve evropianë të ndërmarrin hapa për ta bërë Bashkimin Evropian më të fortë, me qëllim që të mbushë boshllëkun e lënë nga SHBA në arenën ndërkombëtare./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...