Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, i cili do drejtojë konferencën e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian foli para nisjes së takimit.
Ai shtoi se në krye të agjendës, është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Diplomati hungarez tha se do ndihej i lumtur nëse vendet e Ballkanit Perëndimor të bëheshin pjesë e BE, sidomos Shqipëria.
“Ajo çka kemi vënë në krye të agjendës është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Në fakt jetojmë në të njëjtin rajon dhe e dimë se çfarë ndryshimi ka zhvillimi në paqe dhe natyrisht që ne mund të ndihmojmë me zhvillimin e Ballkanit Perëndimor me zhvillimet paqësore në situatën e tyre. Kështu që do të ishim vërtetë të lumtur të kishim vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sidomos Shqipërinë. Kjo është dhe falë km dhe kabinetit të tij sepse kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha Péter Szijjártó.
Hungaria kryeson Presidencën e radhës së BE-së dhe do të drejtojë konferencën e Dytë Ndërqeveritare, ku Shqipëria do të nisë rrugën e çeljes së grupkapitujve thelbësorë me Bashkimin Evropian.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se brenda 2030, Shqipëria do të jetë gati për t’u bërë një shtet me të drejta të plota në familjen europiane./abcnews.al
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë