Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, është karantinuar pasi një anëtar i delegacionit të një vendi të huaj me të cilin ai ka qenë në kontakt ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria gjermane e Punëve të Jashtme thuhet që një anëtar i delegacionit të vendit të huaj, me të cilin Maas dhe ministri i Shtetit për Bashkimin Evropian (BE) Michael Roth u takuan të hënën në mbrëmje, u diagnostikua me COVID-19.
Në deklaratë thuhet se pasi ministria u informua për këtë çështje sot, Maas, Roth dhe punonjësit e ministrisë që morën pjesë në takim u vendosën në karantinë me vendim të mjekut.
Po ashtu theksohet se kryediplomati gjerman do ta kalojë periudhën e karantinës në shtëpinë e tij në shtetin e Brandenburgut dhe se testi i parë PCR i ministrit të Jashtëm ka rezultuar negativ.
Më herët u njoftua se është anuluar takimi i ministrit Maas me homologun grek Nikos Dendias që do të zhvillohej sot në Berlin.
Maas ishte karantinuar edhe në muajin shtator, pasi një truprojë e afërt kishte rezultuar pozitiv në COVID-19.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...