Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian bëri thirrje për nevojën për të rindërtuar mekanizmin e sigurisë në Evropë, ndërsa ai dhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell njoftuan paketën e parë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë në një konferencë të përbashkët shtypi në Paris ditën e siotme, pas vendimit të Moskës për njohjen e pavarësisë së dy rajoneve separatist në Ukrainën lindore.
“Nuk ka më rregulla për stabilitet dhe siguri në Evropë sot,” tha Le Drian.
“Mjetet, traktatet, aktet ligjore që deri më tani kanë siguruar stabilitet në Evropë janë të gjitha të vjetruara”.
Le Drian tha se paketa e fundit e sanksioneve është vetëm hapi i parë.
BE do të vendosë më shumë sanksione nëse Rusia shkel më tej sovranitetin e Ukrainës.
Ai njoftoi gjithashtu se takimi i tij me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, i planifikuar fillimisht të premten në kryeqytetin francez, është anuluar për shkak të veprimeve të fundit të Rusisë. /abcnews.al/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...