Pas plot 3 muaj nga regjimi i lockdown dhe në ditën kur Italia hap kufijtë e brendshëm e të jashtëm, mbërrin për një vizitë zyrtare në Romë, Ministri i Jashtëm francez Jean Yvres Le Drian.
Kreu i diplomacisë franceze, është i pari përfaqësues i një shteti të huaj që viziton Italinë e gjunjëzuar për javë të tëra nga pandemia.
E është ky një gjest i fortë simbolik, e një sinjal i një vëmendje të veçantë që qeveria franceze tregon ndaj Italisë.
Kryediplomati francez do të takohet me homolgun e tij Luigi Di Maio në selinë e Ministrisë së Jashtme italiane.
Në qëndër të axhendës do të jentë temat më të rëndësishme të politikës së jashtme si Libia e roli i Europës në krizën libiane, Siria, Irak, Iran.
Dy krerët e diplomacisë priten të diskutojnë dhe mbi çështjen e turizmit.
Franca ndryshe nga disa vende të tjera të Europës, nuk ka mbyllur kufijtë me Italinë as gjatë javëve të izolimit.
Gjatë qëndrimit të tij në Romë Le Drian do të vizitojë selinë e Drejtorisë së Mbrojtjes Civile në Romë, e do të takohet me Komisionerin e jashtëzakonshëm italian për të përballuar emergjencën Covid si dhe Drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik.
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...