Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, pas deklarimit të synimit të vendit të tij për të aplikuar për anëtarësim në NATO, tha se ata “do ta forcojnë NATO-n më shumë si një aleat të ardhshëm”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas deklaratave të presidentit finlandez, Sauli Niinistö dhe kryeministres Sanna Marin që shprehnin synimin e tyre për të aplikuar për anëtarësim në NATO, Haavisto mbajti një fjalim duke u lidhur përmes video-konferencës me seancën e mbajtur në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Parlamentit Evropian.
Duke theksuar se ka një mbështetje të brendshme në rritje për anëtarësimin e Finlandës në NATO, Haavisto tha se kjo mbështetje është rritur në 70 për qind në periudhën e fundit.
Haavisto tha se pas deklaratës së presidentit Niinistö dhe kryeministres Marin për anëtarësimin në NATO, ata iu afruan pikës së marrjes së një vendimi kombëtar.
Duke kujtuar se Finlanda është tashmë në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n, Haavisto tha: “Finlanda është një ofrues i sigurisë rajonale dhe do të forcojë më shumë NATO-n si një aleat i ardhshëm”.
Ai tha se vendi i tij do t’i japë vlerë NATO-s, pasi që ka 280 mijë ushtarë dhe 900 mijë forca rezervë për kohën e luftës dhe se së fundmi kanë porositur 64 avionë luftarakë F-35.
“Pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar mjedisin e sigurisë së Evropës dhe Finlandës. Finlanda nuk përballet drejtpërdrejt me një kërcënim të menjëhershëm ushtarak. Liria e zgjedhjes dhe ruajtja e rregullave kombëtare që do të përcaktojnë se ku do të shkojmë janë pjesë përbërëse e sigurisë dhe mbrojtjes së jashtme të Finlandës”, tha Haavisto.
NATO planifikon garanci sigurie deri në anëtarësim
Presidenti finlandez, Sauli Niinistö dhe kryeministrja Sanna Marin, deklaruan se Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO pa u vonuar.
Suedia gjithashtu pritet të shpallë vendimin e saj për t’u anëtarësuar në NATO në ditët në vijim.
NATO mirëpret anëtarësimin e të dy vendeve dhe procesi i anëtarësimit pritet të jetë i shpejtë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nëse të dy vendet aplikojnë, mund të bëhen marrëveshjet e nevojshme për të garantuar sigurinë e Finlandës dhe Suedisë “brenda periudhës deri në përfundimin e anëtarësimit zyrtar”.
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...
Kanosi verbalisht zyrtarin policor, arrestohet një person në...
Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes ...