Ministri i Jashtëm britanik në Pekin: Duam një marrëdhënie realiste me Kinën

13:38 | 30 Gusht 2023
A Z

Ministri i Jashtëm i Britanisë James Cleverley këtë të mërkurë ka theksuar se Londra dëshironte të kishte një marrëdhënie realiste me Pekinin,ku dhe paralajmëroi se ai do të mbetet i qartë për fushat ku të dy vendet nuk pajtohen.

Cleverley po zhvillon një vizitë në Kinë në kuadër të një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve pas vitesh tensionesh mbi çështjet e sigurisë , investimeve dhe të drejtave të njeriut .

Ministri britanik tha se do të ishte gabim të përpiqeshe të izolosh ekonominë e dytë më të madhe në botë ose të trajtosh ndryshimet klimatike pa kontributin e saj.

“Ne jemi të qartë për fushat ku kemi mosmarrëveshje thelbësore me Kinën dhe ne i ngremë ato çështje kur të takohemi,” tha ai në një konferencë për shtyp.

Cleverley është zyrtari më i lartë britanik që ka vizituar vendin në gjashtë vjet.

Megjithatë, si ai ashtu edhe qeveria britanike në tërësi janë nën presionin e deputetëve, përfshirë ish-kryeministren Liz Truss , të cilët po kërkojnë që Londra të ashpërsojë qëndrimin e saj ndaj Kinës dhe ta etiketojë vendin një ” kërcënim për sigurinë kombëtare britanike” ./abcnews.al

Të ngjashme