Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey thotë se Mbretëria e Bashkuar dhe 25 vende të tjera kanë rënë dakord të japin më shumë “ndihmë humanitare ose ndihmë vdekjeprurëse”.
Ai për programin “Today” të BBC-së, tha se Mbretëria e Bashkuar tani do të punojë me ato vende për të koordinuar se si ndihma ushtarake dorëzohet dhe “vihet në duart e Ukrainës” – por nuk dha detaje të tjera, transmeton arbresh.info.
Ai tha se përpjekjet diplomatike britanike po vazhdonin të bindnin vendet e tjera të bien dakord që Rusia të hiqej nga sistemi ndërkombëtar i transferimit bankar Swift.
“Ky nuk është një vendim i njëanshëm që Mbretëria e Bashkuar mund të marrë , por qëndrimi ynë është i qartë,” tha ai./arbresh.info/
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...