Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer, ka dhënë një përditësim të informatave në media sa i përket sulmit të së hënës mbrëma.
Ai filloi duke thënë se numri i viktimave është katër derisa i të lënduarve është 22, njofton Klan Kosova.
Nehammer po ashtu konfirmoi edhe informatat që u bënë publike nga gazetat austriake mbi sulmuesin. Sipas ministrit, ai u neutralizua brenda nëntë minutave që kur nisi sulmi.
Ai ishte një 20 vjeçar me dy nënshtetësi, atë Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nehammer ka thënë se sulmuesi ka një të kaluar kriminale dhe ka pasë “përpjekje për anëtarësim” me Shtetin Islamik./Arbresh.info/
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...