Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha ka mbajtur një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit, ku ka bërë me dije ndryshimet e reja në strukturën policore.
Gjatë fjalës së tij, ministri Hoxha ka thënë se pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut, në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është komanduar përkohësisht Sokol Bizhga.
Më tej, Hoxha ka ftuar të gjithë drejtuesit e Policisë së Shtetit që të kandidojnë për Drejtor të Përgjithshëm, teksa ka thënë se procesi është i hapur dhe do të jetë i pandikuar nga asgjë tjetër përveç vlerave individuale të çdo kandidature.
“I ftoj të gjithë drejtuesit të Policisë, të cilët janë sipas rangjeve të parashikuara nga ligji të kandidojnë për Drejtor të Përgjithshëm. Nëse e kanë këtë ambicie të mos ngurrojnë. Procesi është i hapur dhe zgjedhja do të jetë e pandikuar nga asgjë tjetër, përveç vlerave individuale të çdo kandidature.”
Ministri Hoxha u shpreh se sot është dita për ta kaluar stafetën tek një tjetër gjeneratë drejtuesish, për të cilët ka deklaruar se do të zgjidhen në javët në vijim në bazë të profilit të tyre profesional dhe meritës në punë.
“Sot, është dita për ta kaluar stafetën tek një tjetër gjeneratë drejtuesish. Uroj që kështu ta shohin promovimin në karrierë edhe Drejtori i ri i Përgjithshëm dhe drejtuesit e rinj të qarqeve e të strukturave kyçe të Policisë së Shtetit, në këtë kohë historike të Shqipërisë që negocion anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ata do të zgjidhen në javët në vijim me të njëjtën frymë dhe kredenciale, të njëjta të profilit të tyre profesional dhe meritës në punë.”
Hoxha shtoi se ambicia për Policinë e Shtetit 2030 mbështetet në potencialin konkret për ta ngritur Policinë në një nivel të ri, duke konsoliduar më tej tendencën në rënie të kriminalitetit dhe rritur më shpejt cilësinë e shërbimit në çdo aspekt.
Assesi të këndellet United, pëson humbje edhe nga Newcastle
Tjetër hap fals për Chelsean, mposhtet nga Ipswichi
Policët e Shqipërisë shpërblehen me nga 10 mijë lekë për fun...
Parashihet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike n...
Nga klima, pandemitë dhe hapësira, parashikimet shkencore pë...
Doni të jeni më të lumtur? Ja pesë hapa për ta arritur këtë