Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias e quan budallallëk historik ligjin e luftës me Shqipërinë.
Në një intervistë për gazetën greke Real News ministri i jashtëm Kotzias deklaron: “Ky është një budallallëk historik, duhet të mbarojë. Nuk mund të ketë as edhe një dyshim formal se te dy vendet jane ne gjendje lufte”, raportojnë mediat në Shqipëri, transmeton Klan Kosova.
Pak ditë më parë në konferencën e fundvitit kryeministri Edi Rama deklaroi: “Nuk ka as sekrete, as konspiracione as gjëra për të fshehur por janë negociata reale me grupe ekspertësh, negociatë intensive. Raundi tjetër është së shpejti në janar në Shqipëri, po negociohet për të mbyllur kapituj që nuk imagjinohet se mund të mbylleshin ndonjëherë që nga ligji i luftës. Sa i takon vendimit të qeverisë për ndërtimin e varrezave greke, Rama tha se në këtë drejtim nuk ka asgjë të re, thjesht zhbllokim i një procesi të dakordësuar nga qeveria e mëparshme”.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”