Ministri gjerman: Migracioni, nëna e të gjitha problemeve

15:26 | 6 Shtator 2018
Arbresh.info

Ministri gjerman ka pohuar se migrimi është në zemër të zhgënjimit të shoqërisë me politikën.

Kancelarja Angela Merkel, megjithatë tha se ajo do ta cilësonte ndryshe dhe e quajt migrimin një “sfidë”, transmeton portali arbresh.info.

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer, kreu i CSU, partia konservatore e kancelares Angela Merkel, ka thënë se migrimi ishte “nëna e të gjitha problemeve politike” në Gjermani dhe një nga arsyet kryesore për zvogëlimin e mbështetjes për partitë e themeluara, raportojnë mediat gjermane.

“Shumë njerëz tani i lidhin problemet e tyre sociale me çështjen e migracionit”, i tha ai Rheinische Post, duke shtuar se nëse Gjermania nuk do të ndryshonte politikën e saj të migracionit, partitë e mëdha politike do të vazhdonin të humbnin terren.

Ai vazhdoi të lidhë “rendin e njerëzimit” me balancimin e shqetësimeve politike të emigrantëve dhe gjermanëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme