Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, ka komentuar planifikimin e Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane, duke thënë se ‘trupat ushtarake amerikane të vendosura në Gjermani janë në interest ë dy vendeve”.
Marrëdhëniet e tanishme mes Gjermanisë dhe SHBA-ve, Heiko Mass i përshkroi si të ndërlikuara, transmeton portal arbresh.info
Prania e ushtarëve amerikanë daton që pas Luftës së Dytë Botërore dhe ka shërbyer për një kohë të gjatë një simbol i angazhimit të Uashingtonit për të mbrojtur aleatët e saj evropianë – duke vepruar veçanërisht si një pengesë për agresionin rus.
“Nëse do të tërhiqen trupat ushtarake, ne do ta mbajmë këtë si shënim”, tha Mass për median gjermane Bild. “Ne e vlerësojmë bashkëpunimin me forcat amerikane që është rritur në dekada dhe kjo është në interesin e të dy vendeve tona”.
Marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Europës, veçanërisht Gjermanisë, janë tensionuar pasi kancelarja gjermane Angela Merkel refuzoi ftesën nga Uashingtoni për të marrë pjesë në samitin e G7-tës.
I pyetur për të përshkruar marrëdhëniet transatlantike, Maas tha “ne jemi partnerë të ngushtë në një aleancë transatlantike, por për momentin marrëdhëniet janë të ndërlikuara”./arbresh.info/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj