Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach ka theksuar rëndësinë e vaksinave të detyrueshme për të luftuar pandeminë e koronavirusit.
“Ne duhet të pranojmë se edhe vaksinimi i detyrueshëm nuk do të mundësojë kurrë vaksinimin e të gjithëve”, tha Lauterbach për ‘Welt’.
“Por, jam i bindur se ekziston një grup i madh personash të pavaksinuar që do të vaksinohen nëse kjo masë do të vendoset”, shtoi ai.
Lauterbach theksoi se ai shpresonte se vaksinimi i detyrueshëm do ta mbronte mjaftueshëm popullsinë në të ardhmen.
“Gjatë verës situata e pandemisë të jep përshtypjen sikur po shkon drejt përmirësimit, por variantet e reja të koronavirusit mund të na befasojnë në vjeshtë , sidomos kur shumica e popullsisë është e pavaksinuar. Sepse atëherë, gjithçka do të fillonte nga e para”, theksoi ai.
Ministri i Shëndetësisë theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e vaksinimit të detyrueshëm kundër Covid-19, pavarësisht përhapjes së variantit Omicron, i cili thuhet se mbart një rrezik më të ulët të simptomave të rënda, por është më i transmetueshëm se llojet e tjera të virusit.
“Infeksioni Omicron nuk ju bën domosdoshmërisht imun ndaj variantit tjetër viral. Do të ishit naiv nëse do të besonit se varianti Omicron përbën fundin e pandemisë “, tha Lauterbach./alsat.mk/
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...