Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka deklaruar se është interes i përbashkët i BE-së për të siguruar që Turqia të mos shkojë më tepër drejt lindjes.
Grabriel me ministren gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Lejen, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Bruksel. Ai ka vënë në dukje se për shkak të pranisë së madhe të qytetarëve turq, Gjermania është bërë një vend objektiv ku kryhen fushatat zgjedhore të partive turke.
Në një vlerësim për marrëdhëniet e Turqisë dhe NATO-s Gabriel tha se “Interesi i përbashkët i NATO-s dhe BE-së është që të sigurojnë që Turqia mos të shkojë më tej drejt lindjes. Dhe kjo është një nga shkaqet që ne së bashku jemi pranë për uljen e tensioneve”, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi ka rikujtuar se presidenti Erdoğan ka kryer shumë herë fjalime në Gjermani, ministri Garbiel ka kërkuar që në aktivitete tensionet e politikës së brendshme të mos eksportohen në Gjermani.
Ndër të tjera është shprehur se është normale që politikanët turq të mbajnë fjalime edhe për qytetarët që kanë të drejtën e votës në Turqi, por të cilët jetojnë jashtë vendit. Ndaj pyetjes nëse është e nevojshme apo jo që BE-ja të mbajë një qëndrim të përbashkët në këtë çështje, Gabriel është përgjigjur se “marrëdhëniet logjike midis BE dhe Turqisë janë gjithmonë mirë”.
Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Lejen, duke vënë në dukje se është e drejtë dhe mirë që brenda BE-së të shfaqet një qëndrim i përbashkët, tha se ulja e tensioneve është e rëndësishme.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...