Ministri francez i Teknologjisë, Mounir Mahjoubi, ka treguar publikisht orientimin e tij seksual, duke thënë se ai është homoseksual.
Mahjoubi, 34-vjeçar tha se “Homofobia nganjëherë na detyron të përshtatemi dhe të qëndrojmë vetëm për të shmangur urrejtjen dhe për të jetuar jetën tonë. Homofobia është një sëmundje që pushton shkollat dhe helmon familjet”.
Mounir është djali i imigrantëve marokenë, i cili arriti sukses në fushën e teknologjisë, e më pas iu bashkua presidentit francez, Emanuel Macron.
Ministri Mahjoubi nuk është politikani i parë francez që ka treguar publikisht orientimin e tij seksual, por ai tha se përvoja e tij personale mund të frymëzojë ata që përballen me paragjykime.
“Duhet t’i kujtojmë pasojat e homofobisë në jetën e përditshme, sidomos për të rinjtë”, u shpreh Mahjoubi.
Numri i sulmeve fizike për shkak të homofobisë në Francë është rritur për 15 për qind që nga viti 2017./gsh/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...