Google ADS

Ministri francez lavdëron policinë

23:41 | 12 Maj 2018
Trina Galanxhi

Pas sulmit me thikë në Paris, Ministri i Punëve të Brendshme të këtij shteti, Gerard Collomb, përmes rrjetit social Twitter ka deklaruar se situata tashmë është nën kontroll dhe se sulmuesi është neutralizuar nga policia.

“Agresioni në Paris: Përshëndes gjakftohtësinë dhe reagimin e forcave të policisë që neutralizuan sulmuesin. Mendimet e mia janë me viktimat e këtij akti të urryer”, ka shkruar Collomb, transmeton Klan Kosova.

Ende mbetet e paqartë arsyeja e sulmit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme