Google ADS

Ministri francez i Kulturës, Franck Riester preket nga koronavirusi

22:19 | 9 Mars 2020
Arbresh.info

Riester javën e kaluar ka marrë pjesë në punimet e zhvilluara në Parlamentin kombëtar. Në mesin e të prekurve me Covid-19 janë edhe 5 deputetë të cilët gjithashtu kanë marrë pjesë në punimet e Parlamentit.

Ministri francez i Kulturës, Franck Riester preket nga koronavirusi i ri (Covid-19).

Në një deklaratë nga Ministria e Kulturës bëhet e ditur se tek minisri Riester është përcaktuar koronavirusi dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Riester javën e kaluar ka marrë pjesë në punimet e zhvilluara në Parlamentin kombëtar. Në mesin e të prekurve me Covid-19 janë edhe 5 deputetë të cilët gjithashtu kanë marrë pjesë në punimet e Parlamentit.

Gjithashtu edhe drejtori i përgjithshëm shëndetësisë, Jerome Salomon, në një konferencë për media tha se është rritur në 25 numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 dhe numri i të prekurve është rritur për 286 persona duke arritur gjithsej në 1.412 raste.

“Prej tyre 66 janë në gjendje të rëndë ku 38 ndodhen në Korzikë një nga ishujt e Francës”, tha Salomon duke shtuar se kundër epidemisë janë në gadishmëri 157 spitale dhe se në ditë kryhen 1.000 analiza.

Sipas mediave franceze, një nxënës 8 vjeçar në një shkollë në Paris është përcaktuar me virus.

Në një deklaratë nga llogaria në rrjetin social të Olympique Lyon një nga ekipet e Ligës së parë franceze (Ligue 1) thuhet se ndeshja me Reims të premten do të zhvillohet pa tifozë.

– Do të ndikojë negativisht ndaj ekonomisë së vendit

Ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire deklaroi se për shkak të epidemisë restorantet humbën 25 për qind ndërsa hotelet 30-40 për qind të fitimeve.

“Nga pikëpamja e koronavirusit ekonomia e botës është ndarë në dy pjesë para dhe pas koronavirusit”, tha Le Marie duke shtuar se do të sigurohen lehtësime në pagesat e taksave për kompanitë e prekura ekonomikisht nga epidemia./aa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme