Ministri i Shëndetësisë i Republikës Çeke që është goditur nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) është nën presion për të dhënë dorëheqjen pas një raporti mediatik për shkelje të masave të rrepta të qeverisë nga ana e tij duke vizituar një restorant të Pragës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tabloidi “Blesk” raportoi se ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula, u takua me Jaroslav Faltynek, nënkryetarin e lëvizjes qeverisëse ANO (PO), i udhëhequr nga kryeministri Andrej Babis, të mërkurën në mbrëmje.
Takimi u zhvillua vetëm disa orë pasi Prymula njoftoi shtrëngimin e fundit të masave kufizuese, duke përfshirë kufizimin e lëvizjes dhe mbylljen e shumë dyqaneve.
Partia më e vogël e koalicionit qeverisës, Partia Social Demokrate e Republikës Çeke, u bashkua me opozitën në kërkesën që Prymula të japë dorëheqjen, duke e quajtur sjelljen e tij “absolutisht të papranueshme”.
Në fotot e publikuara në media, Prymula nuk kishte vendosur as maskën e detyrueshme.
Republika Çeke po përballet me një numër rekord të të infektuarve me koronavirus, prandaj sistemi i kujdesit shëndetësor është nën presion. Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten se 14.151 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit, pas një rekordi prej gati 15 mijë një ditë më parë.
Deri më tani, 223.065 raste të infeksionit me koronavirus janë konfirmuar në Republikën Çeke, nga të cilat rreth një e treta në shtatë ditët e fundit, ndërsa 1.845 njerëz kanë vdekur si rezultat i virusit.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë