Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşuğlu, pas daljes së rezultateve jozyrtare dhe fitores në referendumin e sotëm për ndryshimet kushtetuese, ka marrë mesazhe urimi nga homologë të vendeve të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Krahas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki, Çavuşoğlu ka marrë mesazhe urimi edhe nga homologët e tij të Hungarisë, Katarit, Arabisë Saudite, Sudanit dhe Kenias.
Homologët e tij i kanë përcjellë mesazhet e urimit ministrit Çavuşoğlu përmes bisedave telefonike. Ai ka zhvilluar biseda telefonike me radhë me homologët, ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Shejh Muhammed bin Abdurrahman el Sani, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki, ministrin saudit të Punëve të Jashtme, Adil el-Xhubejir, ministrin sudanez të Punëve të Jashtme, Ibrahim Gandur dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kenias, Amina Muhammed.
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri
Çfarë dihet deri më tani për rrëzimin e aeroplanit në Kazaki...
“I kishte fotografitë me FaceApp, u ngula!”, Laurenti rrëfeh...
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët