Pas “kërcënimit” nga Meta se do të ndalojë Facebook dhe Instagram në Evropë nëse Brukseli dhe Uashingtoni nuk arrijnë një marrëveshje për transferimin e të dhënave të përdoruesve, dy ministra të lartë europianë thanë se “jeta është shumë e mirë pa Facebook”, shkruan “Bloomberg”. “.
“Që kur jam hakuar, kam jetuar pa Facebook dhe Twitter për katër vjet dhe jeta ka qenë fantastike”, u tha gazetarëve të hënën ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habek.
“Mund të konfirmoj se jeta është shumë e mirë pa Facebook dhe ne do të jetojmë mrekullisht pa Facebook”, tha ministri francez i financave, Bruno Le Mer.
Të dy iu përgjigjën komenteve në raportin vjetor të Metës se kompania mund të detyrohet të ndërpresë aksesin në Facebook dhe Instagram nëse nuk merr leje për të ruajtur dhe përpunuar të dhënat personale të evropianëve në serverët e saj në SHBA.
Aksionet e Meta kanë rënë ditën e djeshme, duke e mbyllur ditën me një rënie prej mbi 5 %. Që nga fillimi i vitit, ato kanë pastruar më shumë se 33 % me një rënie pak më shumë se 11 % për Indeksin Kompozitor Nasdaq. /Ebblive.com
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...