Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian vazhdojnë takimin dyditor në Berlin, për të diskutuar mbi situatën në Bjellorusi dhe mundësinë e vendosjes së sanksioneve.
BE-ja tashmë ka pranuar të vendosë sanksione ndaj 15-20 personave të akuzuar për pjesëmarrje në mashtrime elektorale ose shtypjen e protestave, pas votimeve të 9 gushtit. Por ministrat po tentojnë miratimin politik për listën e propozuar, gjë që do të lejonte miratimin zyrtar, tha një burim për agjencinë e lajmeve DPA.
Disa diplomatë ndërkohë po bëjnë presion për masa më të ashpra. Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Antanas Linkevicius, ka thënë se sanksionet ndaj 15-20 personave të lidhur me mashtrim elektoral ose shtypjen e protestave do të ishin “shumë simbolike”. Ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics, ishte në një mendje dhe tha se vendi i tij po harton një listë të ndalimeve të udhëtimit të më shumë personave. Estonia ndërkohë kërkon që presidenti, Alyaksandr Lukashenko, të përfshihet në listën e sanksioneve të BE-së.
Dy ditë më parë, Lukashenko akuzoi Perëndimin se po zhvillonte një “luftë diplomatike”. Ai tha se fuqitë perëndimore po kërkonin të shfrytëzonin paqëndrueshmërinë e Bjellorusisë për të aneksuar territorin e saj. Rusia, një aleat historik që ka ndikim mbi Minskun, ka paralajmëruar BE-në dhe Shtetet e Bashkuara të mos ndërhyjnë në punët e Bjellorusisë. Presidenti rus, Vladimir Putin, tha në një intervistë televizive shtetërore të transmetuar më 27 gusht se Rusia ka një rezervë të oficerëve të zbatimit të ligjit të përgatitur për të hyrë në Bjellorusi dhe për të ndaluar protestat.
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...