Google ADS

Ministrat e BE-së mblidhen në Vjenë, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

07:11 | 31 Gusht 2018
Arbresh.info

Ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian do të mblidhen edhe sot në Vjenë për të diskutuar edhe situatën në Ballkanin Perëndimor, me fokus zgjerimin.

Në takimin joformal do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e vendeve kandiidate: Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Turqisë, bëri të ditur presidenca austriake e BE-së.

“Diskutimet për Evropën Juglindore do të jenë në përputhje me zhvillimet në muajt e ardhshëm, me fokus zgjerimin”, tha presidenca austriake e BE-së.

Në takim do të marrë pjesë edhe presidenti i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McCalister.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme