Një militant i ISIS-it i ndaluar nga autoritetet kurde në Irakun verior ka dhënë detaje rreth brutalitetit që ka përdorur nga grupi xhihadist.
Amir Hussein i është bashkuar grupit terrorist në moshën 14 vjeç, pasi ishte larguar nga shtëpia e tij në Mosul, transmeton portali arbresh.info.
Në vititn 2016, i arrestuar në qytetin kurdë të Kirkukut, ai arriti ‘të hiqte prangat plastike’ dhe të arratisej, ka thënë një agjente kurde kundër terrorizmit për Reuters.
Rreth 100 cilivë dhe pjestarë të forcave të sigurië kanë humbur jetën në betejën e tetorit në Mosul, si hakmarrje kundër sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA-të, të cilat janë kryer me qëillim për marrjen nën kontrollë të Mosulit.
Hussein, i cili jeton në një dhomë të vogël burgu me dritare të hekurit, mban me vete një Kur’an dhe një batanije, të cilat i quan pasuri e vetme.
Megjithatë, ai është shprehur se nuk pendohet për veprimet që ka bërë.
Ai ka rrëfyer se liderët e grupit e kanë mësuar atë se si të vrasë dhe të përdhunojë sa më shumë, duke i përshkruar ato si gra të komunitetit jazidi.
“Të rinjtë kanë nevojë për këtë”, tha ai për përdhunimet. “Kjo është normale.”
Shteti Islamik morri nën kontroll një pjesë të Irakut në vitin në 2013, ndërsa Hussein që iu bashkua ISIS-it në vitin 2013, ka rrëfyer se ka vrarë rreth 500 njerëz.
“Ne kemi qëlluar mbi këdo që e kemi parë të nevojshme dhe i kemi prerë kokën kujdo që e kemi parë të nevojshme”, ka rrëfyer ai, duke shtuar se në fillim vrasja ishte e vështirë, por me kalimin e kohës kthehej në veprim më të lehtë.
“Shtatë, tetë, dhjetë persona në një kohë. Tridhjetë apo katërdhjetë njerëz. I dërgonim ata në shkretëtirë dhe i vrisnim”, ka shtuar ai.
“Unë i kam detyruat ata që të gjunjëzohen, u kam lidhur sytë dhe i kam qëlluar në kokë”, tha ai. “Ishte normale”./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...