Sipas një burimi të qeverisë nigeriane, sulmuesit islamikë i kanë vrarë të paktën 20 civilë në një fshat që gjendet në pjesën verilindore të Nigerisë.
Ky sulm ndodhi më pak se një muaj pas fillimit të mandatit të dytë të presidentit Nigerian, Muhammadu Buhari, i cili është zotuar se do ta shtojë nivelin e sigurisë në vendin e goditur nga disa konflikte. Në këto përleshje kanë mbetur të vrarë dhjetëra mijëra persona dhe duket se ato nuk do të përfundojnë së shpejti.
Militantët e sulmuan fshatin Ngamngam të rajonit Borno, afër kufirit me Nigerin, në orët e vona të së hënës. Raportohet se sulmi i tyre ka zgjatur deri në orët e hershme të së martës. Lajmin e bëri të ditur një zyrtar qeveritar, i cili refuzoi të identifikohej me emër, sepse tha se nuk ka të drejtë të flasë për media.
Bazuar në një burim të autoriteteve të sigurisë, militantët i vranë së paku 20 banorë lokalë në fermat e tyre, ndërsa shumë të tjerë kanë ikur në qytetin e Damasakut.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndonëse burimi i sigurisë tha se përgjegjës për të është grupi famëkeq “Boko Haram”.
Javën e kaluar, sulmuesit vetëvrasës i vranë së paku 30 persona gjatë një sulmi në qytetin verilindor të Kondugas, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...