Google ADS

Militantët palestineze: Sulmin në Izrael e kemi kryer ne, jo ISIS

20:08 | 17 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Gjatë një sulmi të kryer në Jerusalem, një oficere izraelite ka mbetur e vrarë, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Përgjegjësinë për sulmin e morri Shteti Islamik, që konsiderohej si sulmi i parë i kryer nga organizata terroriste në vend, por një gjë e tillë është demantuar nga ushtria e Palestinës, transmeton portali arbresh.info

Sipas autoriteve në Izrael oficerja është sulmuar me thikë pas krahëve nga dy persona, ndërsa atentatorët më pas janë vrarë nga policia.

Militantët palestinezë kanë kundërshtuar pretendimin e Shtetit Islamik, duke thënë se ata ‘janë hakmarrë për sulmet ndaj popullit të tyre’.

Sulmi i fundit në Jerusalem ndërlikon marrëdhëniet e mes Izraelit dhe Palestinës.

Menjëherë pas sulmit, autoritetet izraelite kanë anuluar 25 mijë leje hyrje për palestinezët në Jerusalem gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme